ZBULOHET SMS/ Rama- deputetëve: Nuk do të ketë asnjë lloj monopili bastesh online…

Loading...

Vendimi për mbylljen e kompanive të lojrave të fatit nga data 1 janar e vitit 2019 ka shkaktuar një valë të madhe diskutimesh në lidhje me këtë temë. Të shumta kanë qenë pikëpytjet se çfarë do të ndodhë pas mbylljes së pikave të basteve.

Kryeministri Rama iu ka dërguar deputetëve një sms në lidhje me zërat që janë duke qarkulluar së fundmi, ku thuhet se ai ka në plan të ndërtojë një “monopol online” i cili do të jetë në pronësi të njerëzve të tij. Rama i ka hedhur poshtë këto zëra, duke iu dalë garant deputeteve se s’do të ketë asnjë lloj monopoli.

“Kane nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do ketë asnjë lloj monopoli!”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Loading...