Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vllaznia në Rrogozhinë edhe për të thyer “syrin e keq”, Egnatian nuk e ka mundur asnjëherë në “shtëpi”…

ShkodraWeb 8 September, 2022
egnatia vllaznia 2022

Vllaznia nuk ka fituar asnjëherë në fushën e Rrogozhinës! Mund të duket e çuditshme, por në historinë e përballjeve të dy skuadrave në Kategorinë Superiore, nga katër takime të luajtura në transfertë ndaj Egnatias, rezulton se shkodranët kanë humbur dy herë dhe kanë barazuar po kaq.

Për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar, Egnatia priti Vllazninë në stadiumin e Rrogozhinës më 20.11.2004, teksa ndeshja përfundoi 1-0 për vendësit.

Për shkak se më shumë rrogozhinasit kanë qenë pjesë e kategorive inferiore, duhet të kalonin plot 16 vite që kjo përballje të rikthehej dhe pikërisht në sezonin e kaluar.

Kujtimet e fundit të shkodranëve në këtë fushë janë të hidhura, madje në fazën e tretë të kampionatit të fundit, Vllaznia pësoi humbjen më të thellë në Rrogozhinë, pikërisht 3-0 falë tripletës së brazilianit Pedro.

Të shtunën të besuarit e Mirel Josës kanë shansin të thyejnë një tabu në këtë fushë, për më tepër ndaj një skuadre që ka ditur të ndalë Vllazninë edhe kur ka luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë vijnë pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe një e tretë të shtunën ndaj Egnatias do t’u shtonte besimin për të marrë kreun e renditjes.

Liridon Latifi ishte mungesa e vetme e Vllaznisë në seancën e djeshme. Siç dihet, kosovari vuan prej dëmtimit në pulpë dhe gjasat janë që të qëndrojë edhe një javë jashtë. Për shkak kartonësh do të mungojë në ndeshjen e radhës edhe Herald Marku.

Ndërkohë, dje mbrojtësi i majtë Esin Hakaj ka kryer vetëm vrapime, duke qenë ende larg stërvitjes me grupin.

Lojtari vuan nga një dëmtim në thembër dhe nuk dihet nëse deri të shtunën do të jetë i gatshëm.

Trajneri Josa ka paralajmëruar skuadrën që të jetë e kujdesshme ndaj Egnatias, duke bërë edhe një analizë, pasi ka studiuar bashkë me stafin pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit.

Kjo transfertë vlerësohet në maksimum nga Josa, duke u konsideruar si një prej më delikateve të kësaj faze.

Post navigation

Previous: Qeveria “zgjidh qesen”, prezantohet paketa antikrizë, ja kush përfiton nga rritja e pagave dhe pensioneve në Shqipëri
Next: FOTOLAJM – “Kujtim shpirtit tim…”, fotoja e veçantë që i dërgonte shkodranit të burgosur në vitin 1948…

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.