FOTOLAJM – “Kujtim shpirtit tim…”, fotoja e veçantë që i dërgonte shkodranit të burgosur në vitin 1948…

Kastriot Dervishi, studiues i arkivave shqiptare dhe jo vetëm, herë pas here publikon dokumente të rëndësishme që hedhin dritë mbi periudha të vendit. Ditën e sotme, në profilin e tij në Facebook Dervishi ka publikuar një foto, e cila flet më shumë se 1000 fjalë.

“Kjo vajzë, i dërgonte të fejuarit këtë foto me nënshkrimin “kujtim shpirtit tim”. Fotografia ka vështirësi në dallimin e kohës së shkrimit, por e krahasuar me një tjetër, data është 16.12.1948, pra dërguar në burg.


Fotoja e vajzës është gati imitim i portretit të veçantë të Musine Kokalarit. Personi që i dërgohej fotoja është Ruzhdi Emin Barbullushi, lindur në Shkodër në vitin 1920, me profesion nëpunës, banues në Tiranë, i cili u arrestua më 10.1.1946. Ai përfshi në një proces me shumë persona.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.606, datë 31.10.1946 e deklaroi fajtor si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit”, duke e dënuar me 20 vjet privim lirie e punë të detyruar. U lirua më 15.3.1961 nga Reparti nr.303 Tiranë.”, shkruan Dervishi në publikimin e tij. /ShkodraWeb/