“Ardian Dvorani, kreu i KED ka zero kompetencë në Kushtetutë. Në raport me vendimmarrjen është vetëm një anëtar i KED dhe ka vetëm një votë. Edhe per botimin e vendimeve në faqen e Gjykatës së Lartë, shprehet vetëm KED në cdo vendim të saj”.
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot spotin e dytë ku tregon shkeljet që sipas tij ka bërë kreu i KED, Ardian Dvorani.
“Të dashur qytetarë,
Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”.
Ja çfarë shpjegohet më tej në spot:
“Kryetari i KED është vetëm një percjellës i vendimeve të KED. Detyra më e rëndësishme e tij është publikimi i procesverbaleve të KED në faqen e Gjykatës së Lartë. Pikërisht edhe këtë detyrë, kryetari i KED nuk e ka bërë që nga 15 janari 2019 për 32 bmledhje radhazi. KED i ka renditur vakancat sipas radhës kushtetuese: President, Kuvend, President Kuvend dhe jo President- President, Kuvend-Kuvend.
Vendimi i Dvoranit për ti nisur presidentit njëherazi vakancat Presidentit dhe pas 6 ditësh vakancat njëherazi Kuvendi është vetëm lojë personale e tij dhe në kundërshtim të plotë me vendimmarrjen e KED që i ka miratuar vakancat në një ditë dhe sipas renditjes kushtetuese.
Duke e quajtur “Prestigjatori Dvorani”, në spot thuhet se “publikimi prej tij i Arta Vorpsit në fletoren zyrtare është dhunim i Kushtetutës e ligjit dhe një akt mashtrues. Vendimin e KED të publikuar në 22 shtator 2019 në faqen e Gjykatës së Lartë Dvorani e boton në fletoren zyrtare në 9 nëntor 2019. Dvorani ndjek rrugën e partisë”.