Replikat për paketën “antishpifje” janë shoqëruar me një incident gjatë seancës plenare. Pas debatit të Kryeministrit Edi Rama dhe Rudina Hajdarit, deputetit Tom Doshi i është thyer karrikja.
Qendrimi në këmbë i Doshit është komentuar nga Rudina Hajdari që kishte fjalen në ato momente, ndërkohë që Doshi duke qeshur i ka drejtuar karriken e tij të thyer, duke i thënë që ta merrte ajo karriken e tij.
“Rama dy fjalë dua t’i ndaj me ju, z.Doshi po deshe ose ulu, ose dil, si ta kesh”, tha Hajdari.
“Hajde ulu ti këtu… Ku mund të rrish këtu”, u dëgjua Doshi gjatë seancës.
Ndërkohë që Gramoz Ruçi ka kërkuar urgjentisht nga shërbimet e Kuvendit t’i ndërrrojnë karriken deputetit të maxhorancës.
“Shërbimet e Kuvendit, urgjentisht ndërroni karriken”, ka thënë Ruçi.