Të rinjtë, formimi profesional dhe nxitja për përfshirje në sipërmarrje biznesi, kanë qenë dhe janë ndër prioritetet e Bashkisë së Shkodrës. Projekti “Work4Youth” i prezantuar ditën e sotme, është pikërisht në këtë linjë, e cila tashmë është konfiguruar në Shkodër.
Qendra Rinore Atelie por edhe qendrat e tjera komunitare, vazhdojnë të japin kontribute të vlefshme në këtë drejtim. Projekti ndërkufitar në bashkëpunim me Malin e Zi, do të implementohet për dy vite në bashkëpunim me partnerët lokalë si Bashkia e Shkodrës.
Synimi i projektit është rritja e kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimit aktiv, në bashkëpunim me institucionet dhe bizneset, për ti nxitur ata të të fillojnë biznesin e tyre, për të zhvilluar idetë në partneritet me të rinjtë që kanë njohuri dhe aftësi që plotësojnë njera- tjetrën.