Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë lëvizjen e radhës. Në një postim në Facebook, ish-lideri historik i së djathtës ka postuar një foto në kohën kur ai drejtonte këtë forcë politike.
Ish-kryeministri Berisha e shoqëron foton me mbishkrimin: Një përshëndetje të përzemërt. Në foto, Sali Berisha shihet duke dale nga makina dhe përshëndet mbështetësit e tij me dy gishta.
Tetë vite pasi dha dorëheqjen, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme (10 qershor) nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike.
Lideri historik i së djathtës i pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, u shpreh: “Kurrë, mos thuaj kurrë”.
“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha per Syri Tv.