Vllaznia ka marre nje trepikesh me vlere teksa ka fituar 3-1 pasditen e sotme ne Vlore ndaj Flamurtarit. Me tre gola te shenuar ne pjesen e dyte me Liken dy here e Junior, shkodranet e shohin veten ne vendin e shtate sepse kane lene poshte veree edhe Bylisin.
Gjate pjeses se pare rastin me te mire e ka patur Vllaznia me ane te sulmuesit Junior i cili kalon edhe portierin me nje gjuajtje me koke kalon portierin Moçka por gjuajtja eshte e lehte dhe ne drejtimin ndaj portes, largohet nga Pjeshka qe shpeton skuadren e tij.
Edhe Flamurtari ne ndonje moment mundohet te rrezikoje por portieri Sherri eshte ne pozicion. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne barazim 0-0.
Ne pjesen e dyte loja nis ne te njejten menyre, madje Flamurtari ne ndonje moment kerkon te jete i rrezikshem me ane te kundersulmit.
Vllaznia nuk eshte aty ku duhet dhe trajneri Jonuz leviz ne pankine duke aktivizuar Liken e Sidorencon ne vend te Shtubines e Zogajt. Dy lojtaret e aktivizuar do te ishin protagoniste te golit te avantazhit per kuqeblute.
Sidorenco do te pengohek brenda zones dhe arbitri Meta akordoi 11-metersh. Nga pika e bardhe, Lika eshte i sakte dhe e dergon topin ne rrjete ne minuten e 64-te.
Shtate minuta me vone Lika do te krosonte ne zone dhe Junior perfiton nga rreshqitja e Pjeshkes, e zoteron mire topin dhe e dergon ne rrjete.
Ne shtese Lika shenon golin e trete per Vllaznine dhe Indio te vetmin per Flamurtarin duke bere keshtu qe e gjithe ndeshja te perfundoje me rezultatin 3-1 ne favor te kuqebluve.
Flamurtari-Vllaznia 0-2
Shënues : G.Lika 70′ (p), Zhunior 75′
KV: Guimatas/Pjeshka
FLAMURTARI: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Vrapi, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Kadriaj, Karlos Henrike, Ribaj. Trajner: Marselo Troisi
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Zogaj (G.Lika 66′), Shtubina (Sidorenko 66′), Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz