Mirsad Jonuz thotë se ishte e pamundur që të vazhdonte me Vllazninë. Në një prononcim për “Panorama Sport” trajneri nga Maqedonia e Veriut konfirmon se i ka mbyllur llogaritë përfudnimisht me klubin shkodran.
“Më vjen keq që u mbyll kështu, por ishte e pamundur të vazhdoja. Ndihesha shumë i lodhur. Problemet nuk kishin të mbaruar dhe situata nuk më dukej më e volitshme për të vazhduar punën. Nuk ishte vetëm çështje rrogash. Ka edhe probleme të tjera. Unë kam njoftuar zyrtarisht klubin se më ka përfunduar kontrata më 31 maj.
Pas ndeshjes me Flamurtarin, ku ne fituam me rezultatin 3-1 vendosa që të largohem. Kam bërë më të mirën time aty dhe shpresoj të jenë të kënaqur me punën time, por nuk mundesha më. Sinqerisht nuk mundesha më”, tha trajneri Mirsad Jonuz për gazetën.