Pak javë më parë, arrestimi i reperit Stresi bëri bujë të madhe në media, edhe për faktin se u gjet në dhomën e nj hoteli me një 20-vjeçare. Pas kësaj ngjarje, publiku ishte kurioz të dinte se çfarë do të bënte partnerja e Stresit, Keisi. Por kjo e fundit i ka habitur të gjithë, pasi në çdo moment ka treguar mbështetjen e saj për bashkëshortin. Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar disa video ku shihet Stresi duke fjetur dhe Keisi që shkon gjithmonë për ta zgjuar me puthje. Në video ajo shfaqet teksa e mbulon me puthje reperin ndërsa e thërret “habibi”.