Ka qenë gati i pabesueshëm lajmi se kryetari i të rinjve demokratë ishte i lidhur me vajzën e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku dhe socialistit tjetër, zëvendësministrit aktual në qeverinë Rama, Artan Shkreli.
Madje, asokohe kur ishin zgjedhjet për postin e tij, pati edhe një propozim interesant nga anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Reila Bozdo. Bëhej fjalë për një Kod Etike për PD-në, e cila, sipas saj, nuk duhet të lejojë që demokratët të dashurohen me kundërshtarët.
“Politikanë të partive kundërshtare mund të dashurohen me njëri-tjetrin. Duket tepër interesante dhe të kujton Romeo dhe Zhulietën, por një opozitar nuk mund të jetë një opozitar i vërtetë për qytetarin në këto kushte?”, pyeste Bozdo.
Por Këlliçi u zgjodh kryetar dhe nga ana tjetër asgjë nuk e lëkundi dashurinë e dy të rinjve, e cila nuk do t’ia dijë për bindje partiake. Çifti është fotografuar bashkë pak ditë më parë në ndarjen e çmimeve “Kult”. Aktualisht Ana Shkreli është pjesë e stafit të njërës prej ministrive të qeverisë Rama. /Burimi:Panorama/