Në përkujtimin e Kryengritjes së parë Antikomuniste të Malësisë së Madhe Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërisë shpalli sot nismën për gjetjen e eshtrave të rreth 4500 të pushkatuarve nga diktatura komuniste në Shqipëri.
Kryetari i Unionit, Besim Ndregjoni, tha se motoja e kësaj nisme është “Bëhu edhe ti kontribues i gjetjes së eshtrave se je shqiptar”. Në takimin e zhvilluar në Malësi të Madhe merrte pjesë edhe ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.