
Nuk u lejuan nga familja e Arieles te ishin pjese e ceremonise mortore dhe percjelljes se saj ne banesen e fundit, vrare nga djali i tyre Aldisoni, por, disa ditë pas krimit makaber, familja Belulaj ka vendosur lule ne vendin ku studentja u vra.
Anetare te familjes Belulaj kane qene ne vendin e krimit, aty ku pak dite me pare bene homazhe shoket e shoqes e shkolles se Arieles.
Ne ate vend kushdo qe kaloi e kishte kureshtje mund te shihte edhe nje pankarte, me mbishkrimin e familjes Belulaj.
“Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.
Kujtojme se ne nje rrefim nga familja Murati, ne familjen e Arieles se ndjere, prinderit deklaruan se u prene ne bese, pasi familja e Aldisonit u kishte premtuar se vajzes se tyre nuk do i prekej asnje fije floku. /panorama.com.al/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!