
Moderatori i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku sipas tij vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Fevziu tha se ka informacione se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund ta çojë vendin në zgjedhje të parrokshme.
“Ka informacion, ende të pakonfirmuar, se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund të çojë vendin në zgjedhje.”, tha Fevziu.
Deklarata e Fevziut u bë teksa në lidhje direkte kishte kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me protestën e 27 Janarit. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se do t’i kërkojë popullit që me 27 Janari populli të marrë fatet e vendit në dorë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!