Sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër është zgjeruar gjatë orëve të mbrëmjes, ku përveç reshjeve shkarkimet e hidrocentraleve po japin ndikimin e tyre. Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë sipas raportimeve të pasdrekes, ku Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka parë nga afër situatën në disa njësi, ku fillimisht u ndal në Dajç. Ai bëri të ditur se bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës, ku konviktet janë në dispozicion të familjeve që do të evakuohen.
Pas Dajçit, Spahia u ndal në Kuç të njësisë administrative Gur i Zi, ku situata në orët e pasdrekës është përkeqësuar dhe janë kryer evakuimet e para të familjeve. Kryebashkiaku i bëri thirrje KESH që të informojë në kohë reale mbi shkarkimet pasi në varësi të tyre varen ndërhyrjet në terren.
Bashkia Shkoder vijon punen pa nderprerje , duke i ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar me të gjitha kapacitetet e saja njerezore e me mjetet që ka në diapozicion.