Një segment i urës së vjetër të Bahçallëkut është zhdukur para pak minutave. Në një video që qarkullon në rrjet, konstatohet se një pjesë e kësaj ure, nuk ekziston më.
Është një fenomen disi i çuditshëm, duke ditur se përmbytjet kanë qenë më të mëdha dhe më të zgjatura në kohë dhe kjo urë ka rezistuar. Mesa duket, edhe ura e Bahçallëkut është “dorëzuar” para Drinit pasi është “lodhur” për shumë vite përmbytje.
Kohë më parë, prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, hodhi idenë e kthimit të rrugës në funksionale, të paktën për këmbësorët. Mesa duket, ky projekt nuk mund të realizohet më.