Mjetet dhe punëtorët e Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, kanë nisur pastrimin e rrugëve të qytetit nga breshëri i rënë në qytet. Fillimisht është punuar për pastrimin e akseve kryesore, për të vijuar edhe me rrugicat ku lëvizja vështirësohej nga prania e breshërit.
Në një prononcim për mediat, drejtori i UKSH Shkodër Mark Molla thotë se puna po vijon për pastrimin nga breshëri të rrugëve dhe larja e tyre. Aktualisht, nuk ka asnjë problem për lëvizjen e mjeteve në akset e qytetit.