Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e parë në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Mësohet se Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shqyrtojë padinë e Kujtim Gjuzit.
Partia Konservatore e Kujtim Gjuzit kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku Partia Socialiste vendosi të shkojë e vetme në zgjedhje, pasi Partia Demokratike dhe LSI i bojkotuan ato.
Mirëpo, Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar kundërshtinë që Partia Konservatore i bëri zgjedhjeve lokale, ku PS-ja mori 60 nga 61 bashki të vendit.
PS i fitoi të 60 bashkitë në zgjedhje ku hyri e vetme. Një bashki arriti të fitohej nga partia MEGA. Bëhet fjalë për bashkinë e Finiqit.