VIDEO – Shkodrani kthehet në hero në Gjermani, momenti kur shpëton një gjerman nga vërshimi i ujit të përmbytjeve

Përmbytjet vijojnë që të marrin jetë në Gjermani dhe Belgjikë, teksa deri tani numri i viktimave ka shkuar në 190. 163 viktima janë regjistruar në Gjermani dhe 36 në Belgjikë. Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova.

Ndërkohë në rrjet qarkullon një video të momentit kur një shqiptar arrin që bashkë me kolegun e tij që po udhëtonin me kamion të shpëtojnë një gjerman.

Në video, shqiptari i kthyer në hero, Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet.

Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi.

Nga përmbytjet, Gjermania ka bilancin më të rëndë, por ende të zhdukur janë qindra persona, teksa puna për gjetjen e tyre vijon nga ekipet e kërkim shpëtimit.