E RËNDË – Makina përplaset me motorin, ndërron jetë në vendngjarje 30 vjeçari…

(foto ilustrim) Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë këtë mëngjes. Një mjet është përplasur me një motor në Bulevardin “Blu”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.