Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Pogej” në lagjen nr. 3 të qytetit, po shkojnë drejt fundit. Ka përfunduar ndërhyrja në infrastrukturën nëntokësore, ku janë ndërtuar kanalizimet e ujrave të bardha, të zeza, rrjeti i ujësjellësit. Po ashtu, ka përfunduar edhe rrjeti i ndriçimit publik LED si dhe pjesa e trotuareve dhe kunetave.
Puna do të vazhdojë me shtresat asfaltike dhe me sinjalistikën përkatëse vertikale dhe hurizontale. Investimet publike në Bashkinë e Shkodrës vazhdojnë pa ndërprerje si në qytet, ashtu edhe në njësitë administrative.