
Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Njësia Administrative Temal është një perlë natyrore e Bashkisë Vau Dejës, ndaj vëmendja për të sjellë në këtë zonë investime do të jetë një ndër prioritetet e mia.
Shqetësimet e banorëve për ekonominë, rrjetin elektrik të amortizuar totalisht, arsimin, mirëmbajtjen e rrugës së vetme të Toplanës, ishin këto disa nga temat e diskutimit me banorët.
Ne sëbashku në qeverisjen tonë të përbashkët 2015-2019 realizuam:
Rikonstruksionin e Shkollës 9-vjeçare Toplanë;
Hapjen e një rruge nga Liqeni Koman e deri në qendër të Toplanës;
Rikonstruksioni i Shkollës 9-vjeçare në Koman;
Rikonstruksioni i Njësisë Administrative në Koman;
Ndihma për familjet që jetojnë atje, çdo vit;
Angazhohem se në Temal:
Rrjeti elektrik do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me qëllim furnizimin me energji elektrike për të gjitha familjet pa shkëputje;
Shkollat dhe mësimdhenia do të kenë përkujdesin tim maksimal, që fëmijet e Temalit të arsimohen si gjithë të tjerët;
Të gjitha fermat do të mbeshteten, sipas tipologjisë së tyre, duke gjeneruar ekonomi për banorët;
Do të mbështes zhvillimin e turizmit në zonë;
Qendra shëndetësore do jetë në shërbim të banorëve çdo ditë;
Do të rimbursojmë udhetimin për fëmijët që shkojnë në shkollë.