I shoqëruar nga kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, Paulin sterkaj ka vijuar takimet me zgjedhësit në zonën e tij elektorale. Në shpalosjen e vizionit për arsimin, deputeti Paulin Sterkaj, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, foli për një realitet të ri dhe të prekshëm për këdo.
Sot Malësia e Madhe ka një infrastrukturë shkollore të rinovuar pothuajse plotësisht. Një staf mësimor në këto shkolla, të pavarur nga partitë por vetëm nga profesionalizmi i tyre.
Ky realitet preket sot nga kushdo, nxënesit, mësuesit por edhe komuniteti, pavarsisht nga ky sukses i arritur, ne kurrsesi nuk mund të mjaftohemi me kaq. Vazhdojmë edhe me më shumë ritem për ta çuar arsimin në një tjetër nivel.