Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku forcat e rendit shtyjnë dhe vënë para me shkop gome në dorë një të ri, i cili nuk pranon të futet në makinën e policisë. Sipas Berishës, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.
Berisha thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe “dh.u.nën banditeske të nar.k.ohorrave me uniforme!”. Në video, dëgjohet edhe “komenti” i personave që kanë regjistruar videon e publikuar nga ish- kryeministri. Ende nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur ngjarja apo për çfarë akuzohet i riu.