VIDEO – “Rrugorët” vijojnë kontrollet në fundjavë, “fluturojnë” 15 patenta të shoferëve që e kanë makinën “avion”

Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 01:15 të mëngjesit të sotëm, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta. Ndërkohë që 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë.


Të njëjtat burime sqaruan se kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alk.o.ol testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alk.o.olit apo në gjendje të de.h.ur.

“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion. Mos e trajtoni rrugën si pistë 🛫 ndërsa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut 🚑, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alk.o.olit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju.

Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

#FundjavePerTeFestuar

#StopAlkoolitNeTimon

#👮🏻♀📸”, thuhet në njoftimin e policisë.