Përplasjet mes Presidentit Ilir Meta e mazhorancës vazhdojnë, ndërsa Kryetari i Shtetit ka ftuar shqiptarët të mblidhen më 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën, që sipas Presidentit po shkelet qëllimisht nga shumica në Kuvend. Ndërkohë Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili i shkruan që të mos tërhiqet nga aksioni i tij.
“President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për ju!”- shkruan komentuesi, ndërsa Presidenti i shkruan se e pret më 2 mars “me qetësi dhe dashur për besëlidhje”.
“I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!”, i përgjigjet Presidenti.