VIDEO – “Po ecet drejt Kuvendit me…”, Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit: Telefoni i prishur i Enkelejdit nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. Berisha tha se fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është shumë e mirë, teksa akuzoi kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj se po përpiqet të pengojë procesin e bashkimit.

“U diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit gjer tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk e pengon këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që t’u jepet zgjidhje, pra mund të them që po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”, deklaroi Berisha.


Për problematikat në degë të caktuara, ai solli si shembull Lushnjën dhe më pas rastin e degës 7. “Problematika ka pasur në Lushnjë, ka pasur një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi e cila ka funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota. Tani unë dhashë një shembull. Kudo që procesi, për shembull Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim, me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë plotësisht dakord, por nuk e hedhin plotësisht poshtë, atëherë është dakord të ulen bashkë dhe aty ku gjenden parregullsi, të korrigjohet. Ka një vullnet të hekurt për një transparencë të plotë”, tha Berisha.

“Pjesëmarrja është në disa prej tyre më e madje ndonjëherë, në disa më e vogël, por nuk është një detyrim statutor që duhet të votojnë patjetër.

Unë vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive problemet madhore të këtij vendi, ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeveria në rrafshin e të drejtave të njeriut, korrupsionit, luftës kundër kriminalitetit, e gjej një dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të interesuarit për ndryshimin e gjendjes në këtë vend. Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve, çështje që mban veprimtarin e një organizate kriminale, pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejtë themelore që është procesi i duhur…

Probleme këto të ngritura në mënyrën më të fuqishme që nga viti 2016 deri sot”, shtoi ai më tej.