MINUTA E FUNDIT – Vllaznia në finale të Kupës së Shqipërisë, kuqeblutë mundin pas penalltive Partizanin…

Vllaznia në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë mundën me 11- metërsha Partizanin, ndërsa koha e rregullt dhe shtesat lanë barazim të plotë mes ekipeve.

Mbyllet në barazim pjesa e parë e ndeshjes Vllaznia- Partizani për Kupën e Shqipërisë. Në minutën e 3- të Partizani gjen golin e avantazhit, Mala nuk fal në zonë duke mposhtur Zogovic.


Vjen minuta e 27 dhe Vllaznia rikthen baraspeshën. Aralica mposht portierin Hoxha i ndihmuar edhe nga një devijim i Bitrit, pas një topi në zonë nga Kruja.

Pjesa e dytë ishte një dominim total i Vllaznisë por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Edhe shtesat 2 herë nga 15 minuta, nuk ndryshuan rezultat dhe ishte rradha e penalltive. Kuqeblutë ishin të saktë duke shënuar plot 5 herë. Skuka i Partizanit humbi të vetmen penallti, e cila u prit nga Zogoviç. Kaq mjaftoi që Vllaznia të kualifikohej.

Në finale kuqeblutë gjejnë Laçin, i cili sot u kualifikua përballë Teutës.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Latifi, Da Silva, Kruja; Aralica
Partizani (4-3-3): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Kallaku; Mala, Stenio Junior, Skuka