ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ “Përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës…”, caktohet protesta e gjashtë kombëtare, Basha para gazetarëve

Protesta e radhës kombëtare e opozitës do të zhvillohet pasditen e 25 majit. Pas mbledhjes së forumeve të PD, është caktuar që protesta të zhvillohet rreth orës 19:00 minuta të së shtunës së asaj date.

Loading...

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit ët shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama.

Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes së Kryesisë.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.