![bush clinton](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/12/bush-clinton.jpg?x67299)
President i 41-të i Shteteve të Bashkuara që shërbeu nga viti 1989 deri në vitin 1993, George Herbert Walker Bush, u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes, në moshën 94-vjeçare ndërsa vazhdojnë ende nderimet për të, dhe pritet që ditën e mërkurë të përcillet për në banesën e fundit.
Por kanë qenë këto pamje prekëse kanë pushtuar rrjetin, ndërsa shihet pranë arkivolit të ish-presidentit Bush, sesi qëndron qeni i tij Labrador. Kjo foto është hedhur në “Twitter” nga zëdhënësi i Bushit, Jim McGrath, me mbishkrimin “Misioni u krye”!
Komentet në këtë postim kanë qenë të shumta duke vënë në dukje besnikërinë dhe dashurinë që ai ka për pronarin e tij.
Labradori dyvjeçar i ishte dhënë në fillim të vitit Bushit të vjetër, për ta ndihmuar, pavarësisht se ai përdorte një karrocë me rrota. Qeni i trajnuar mund t’i përgjigjej një numri komandash, përfshirë të hapte dyert dhe të merrte telefonin kur ai binte.
Tani, ai do të punojë si qen shërbimi dhe do të ndihmojë ushtarët e plagosur në luftë.