Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Nuk lejojmë zbatimin e këtij plani armiqësor”, PD reagon për VKM e Ramës për konfiskimet e ndërtimeve pa leje

ShkodraWeb 16 September, 2022
ledina mandia 2022

VKM e Edi Ramës, për gjasme konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi. Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë.

Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje. Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë në përputhje me ligjin 107/2014, ndërkohë që në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale.

Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë lejen e ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje.

Pra, shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore. Por nuk mbaron këtu. Ndërtimet e konfiskuara sipas këtij vendimi mund t’i transferohen, me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut.

Ndërkohë çmimi i tregut, për qeverinë, janë vlerat e referencës, të cilat janë minimaliste krahasuar me tregun imobiliar. Qeveria sot shpronëson dhe shpërblen pronarët e ligjshëm me çmim reference, të cilat goditen në rrugë gjyqësore, dhe nuk e njeh çmimin e tregut.

Por në rastin e mafias së ndërtimit, të cilën tashmë e bën bashkëpronare, u jep të drejtë parablerje me çmim reference, duke shpronësuar shqiptarët e thjeshtë, dhe duke lejuar blerësit preferencial të RAMËS ta shesin këtë pronë me vlerën e tregut imobiliar.

RAMA nuk ka guxuar aq sa të heqë gjobat dhe dënimet penale me VKM, por në asnjë rast nuk është shprehur në formë deklarative për ndjekjen penale të shkelëseve të ligjit, shpërdoruesve të detyrës në IKMT që kanë lejuar ndërtime të tilla etj.

Meqë IKMT nuk vepronte me urdhër të kryeministrit, tani e angazhon me detyra që klientët e qeverisë të marrin në kohë reale dokumentacionin ligjor dhe nëse nuk e bëjnë, kuptohet që RAMA do t’i kallëzojë penalisht për shpërdorim detyre. Nuk ka jurist me njohuri minimale të ligjit, dhe zyrtar në një kabinet qeveritar normal, që mund të pranojë lajthitje të tilla dhe për më tepër t’i proklamojë si sukses të radhës. Qeveria ndërkohë që duhet të bëjë kallëzime penale, konfiskime etj, pranon marrëveshjen me krimin.

Është përgjegjësi e SPAK dhe organeve të drejtësisë, të regjistrojnë menjëherë procedim penal dhe të procedojnë të gjithë shkelësit e ligjit, ka apo nuk ka kallëzime, si për ndërtuesit abuzues, si për armatën e inspektorëve, që hanë nga paratë e taksapaguesve të varfër dhe majmen nga xhepat e kriminelëve.

PD do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për zhbërë këtë masakër anti-ligjore të Edi Ramës me qëllim të ligjërimit të krimit dhe mbushjes së xhepave të tij.

PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj shtetit dhe shqiptarëve. Kriminelët do të dënohen, dhe në asnjë rast nuk do të rehabilitohen dhe të bëhen palë me shtetin. Ata do të kthejnë çdo gjë të marrë pa të drejtë, dhe çdo pasuri e konfiskuar sipas ligjeve në fuqi do i kalojë Shqiptarëve. /Deklaratë e Sekretares për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Kemi luftuar për Kristjan Vulajn, por…”, Alban Xhaferi: Humbja e Vllaznisë ndaj Egnatias nuk justifikohet…
Artikull pasardhës: DOKUMENTI – Aksidenti tragjik me 28 viktima në 1985- ën dhe “përsëritja” në vitin 2007 në të njëjtin vend…

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.