Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kemi luftuar për Kristjan Vulajn, por…”, Alban Xhaferi: Humbja e Vllaznisë ndaj Egnatias nuk justifikohet…

ShkodraWeb 16 September, 2022
alban xhaferi

Alban Xhaferi nuk e përtyp dot humbjen e fundit ndaj Egnatias, por nga ana tjetër është i bindur se Vllaznia është më e fortë se ajo e sezonit të kaluar. Presidenti i kuqebluve tregon në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, se ka besim absolut te skuadra aktuale dhe trajneri Mirel Josa për t’i shkuar deri në fund ëndrrës për rikthimin e titullit kampion në Shkodër. Xhaferi prek të gjitha temat më të nxehta rreth skuadrës, deri tek aktivizimi i paktë i Kristjan Vulajt, për të cilin thekson se ka bërë “luftë” për ta afruar.

Alban, fitoni ndaj Kukësit dhe Tiranës, por humbni kundër Erzenit dhe Egnatias. Çfarë përshtypje ju la disfata e thellë në Rrogozhinë?

Faktikisht në të dyja humbjet që kemi bërë, skuadra ka luajtur shumë dobët. Me Erzenin menduam se ishte fillimi i kampionatit dhe nuk ishim kolauduar ende si ekip, duke futur këtu edhe një nënvlerësim apo mendjemadhësi që treguan lojtarët ndaj kundërshtarit. Ndërsa te humbja e fundit me Egnatian, nuk ka asnjë justifikim. Pasi u kaluan me sukses dy skuadra si Kukësi dhe Tirana, duhet të vazhdohej me fitore në Rrogozhinë. Shumë gjëra çaluan dhe ndoshta mund të them se mungesat apo ndryshimet e detyruara në formacion ndikuan. Goli i shpejtë e goditi skuadrën dhe nuk reaguam. Ne e kemi bërë një analizë, por nuk është justifikuese gjithsesi.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Në asnjë aspekt nuk mund të gjejmë alibi për humbjen në Rrogozhinë. Në atë ndeshje ne nuk prodhuam fare lojë. Motivimi ka qenë më i madh nga lojtarët në përballjet me skuadrat më të forta në letër, por ky është gabim, sepse duhet të luajnë njësoj ndaj kujtdo kundërshtari. Për mua Egnatia ka bërë një skuadër shumë të mirë dhe e pësuam keq ndaj tyre. E përsëris, humbja e fundit është e papërtypshme dhe nuk ka asnjë justifikim. Natyrisht, ky është futbolli dhe këto ndodhin në çdo kampionat, por duhet të shohim përpara.

Ju prisni një kthesë të shpejtë apo e ndieni se diçka nuk shkon në skuadër dhe këtë ndoshta e keni analizuar së fundmi edhe me stafin?

Absolutisht që unë besoj shumë te kjo skuadër dhe trajneri Josa, bashkë me stafin e tij. Kjo është e padiskutueshme. Pjesa teknike i përket trajnerit, por unë si president di të them se jam munduar të bëj më të mirën në ndërtimin e një skuadre pretendente. Sigurisht do të donim të kishim gjëra edhe më të mira, por në këtë moment duhet të flasim për skuadrën që kemi.

A mund të themi se ka një çështje “Vulaj” në skuadër…?

Unë nuk mund të ndërhyj në anën teknike. Këtë e shikon më mirë në stërvitje trajneri Josa, por unë si president di të them që Vulaj për ne është një blerje shumë e rëndësishme. Kemi luftuar për ta marrë te Vllaznia, por ana teknike, kondicioni fizik i tij apo skema, janë gjëra që nuk më takojnë mua, por trajnerit. Ka luajtur në dy nga katër ndeshjet e kampionatit, por ekipi do të ketë nevojë për të në një sezon të gjatë. Rëndësi ka që ai të jetë i gatshëm në çdo moment. /NGA JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL, INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, trajneri i Kombëtares Edy Reja publikon listën e të grumbulluarve…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Nuk lejojmë zbatimin e këtij plani armiqësor”, PD reagon për VKM e Ramës për konfiskimet e ndërtimeve pa leje

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.