VIDEO – Një vjetori i krijimit të shoqatës, IPA Seksioni Shqipëri marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër

Bashkia Shkodër dhe IPA- Seksioni Albania, kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja ka ardhur në një vjetorin e krijimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë për seksionin e Shqipërisë, me synim thellimin e zyrtarizimin e bashkëpunimit të nisur që në krijimin e kësaj organizate.


Marrëveshja është firmosur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe presidentit të IPA- Seksion Albania Skender Doda.

Nënshkrimi i marrëveshjes, u parapri nga një ceremoni e thjeshtë për vlerësimin me certifikata të institucioneve dhe individëve që bashkëpunuan dhe mbështetën IPA- Seksion Albania dhe IPA- Scodrini gjatë vitit të parë të jetës.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel