Gjykata e Lartë merr vendimin, sekuestro pasuritë e ish- prokurorit të përgjitshëm Adriatik Llalla

Gjykata e Lartë ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se për sekuestrimin e pasurive të tij, është urdhëruar eksperti i autorizuar nga SPAK, administratori Erion Riçku.


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kishte regjistruar procedimin pasuror ndaj pasurive në zotërim të Adriatik Llalla.

Në vendimin e GJKKO të datës 23 nëntor 2020, thuhet se “pasuria objekt sekuestroje, zotërohet nga shtetasi Adriatik Llalla, si subjekt i Ligjit Parandalues dhe ekzistojnë prova konkrete se është pasuri e pajustifikuar, pasi duke e krahasuar vlera e saj me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se kjo vlerë nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme nga ana e shtetasit Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij”.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel