OPINION – Fair Play “i çuditshëm” në Kukësi- Partizani, pse arbitri nuk zbatoi rregulloren e futbollit…

Nga Adriatik R. DOSTI

Kam ne duar Rregulloren e Futbollit botuar (ribotuar ne fakt) ne Tetor te 2020 ne Londer te cilen po e lexoj me kujdes e vemendje te shtuar per te mesuar saktesisht se c’thote ajo strikt per raste te tilla te vecanta ose analoge me ate rast vertet disi te vecante qe ndodhi sot ne ndeshjen e Superliges shqiptare ne Elbasan Arena ne ndeshjen Kukesi – Partizani por edhe per te ditur dicka me shume reth interpretimit qe duhet te beje Gjyqtari vecmas ne raste te tilla.


E sidomos ne rastin e dyte kur lojtaret e ekipit kundershtar per ”te qene brenda” me Fair play-n e tyre e per te korigjuar nje ”borxh” te meparshem bejne ate veprim qe beri ekipi e lojtaret e Partizanit ne lejimin e atij goli qesharak ne porten e tyre.

Se pari e ne rastin e pare, teknikisht dhe sipas rregullores goli i Muratajt eshte i rregullt pasi nuk ka kerkundi shkelje teknike, por duke respektuar Fair Pay-n ne nje kohe qe dy mbrojtes kundershtare ne zonen ku po zhvillohet aksioni sulmues jane te demtuar fizikisht dhe aq me shume qe Gjyqtari eshte fare prane asaj c’ka ndodh kemi te bejme me interpretim te Rregullores e jo thjesht zbatim strikt te saj.

Ndaj per mos respektim te Fair Play loja duhej ndalur menjehere, goli duhej anulluar….lojtari qe vazhdoi aksioni, goditi porten e shenoi [ ne rastin konkret Murataj] duhej thirrur e duhej ndeshkuar me kartonin e verdhe dhe gjyqtari duhej te jepte top te diskutueshem me prioritet per kundershtaret qe u demtuan fizikisht.

Se dyti ne rastin e lejimit te atij goli te ”cuditshem” per kuksianet ku lojtaret e Partizanit hapen porten , qendruan inaktiv e pasiv po sipas rregullores strikt e teknikisht goli eshte i vlefshem por sipas interpretimit qe duhet te bente Gjyqtari, duhej thirrur Kapiteni i ekipit te Partizanit i duhej terhequr vemendja dhe duhej ndeshkuar me kartonin e verdhe pasi ne kete rast kemi te bejme me fyerje te rende qe i behet vete rregullores se futbollit, lojes se futbollit, Fair Play-t kundershtarit tend ne fushe , publikut etj etj …dhe ne te tilla raste Federata perkatese parashikon gjobe jo te vogel per ekipin qe e lejon nje gje te tille madje edhe humbje ndeshje ne tavoline ose edhe zbritje pikesh.


Ndaj ajo c’ka ndodhi me ekipin e lojtaret e Partizanit ne rastin e shenimit te golit te”nderit” nga ana e kuksianeve jo vetem qe nuk eshte Fair play por ne te kunderten eshre ofendim e abuzim i rende ndaj vete Fair Play-t e vete lojes se futbollit gje te cilen vete lojtaret , trajneret e drejtuesit e tyre ne fjale nuk duhej ta kishin lejuar sikurse futbollistet e stafi i Kukesit nuk duhej ta kishin pranuar e sikurse vete gjyqtari ne fjale nuk duhej ta toleronte e ta pranonte ne ate fare forme aq te shemtuar e anti-sportive!

Një pyetje kam nëse rrezultati do të ishte 2- 1 ne favor te Partizanit pas atij goli të Muratajt a do ta ” respektonte” Partizani kundërshtarin e Fair Play-n ashtu siç bëri pasi ndeshja mund të mbyllej në barazim 2- 2?

ShkodraWeb Channel

Rregullorja eshte rregullore dhe ajo duhet zbatuar korrektesisht por mbi te gjitha cdo lloj rregullore e cdo lloj ligji me se pari kerkojne interpretim e pastaj zbatim ndaj dhe per kete pune jo me kot caktohen ne fushen e Drejtesise.

Gjyqtare , Avokate e Prokurore e jo me kot ne sport caktohen Arbitra a Gjyqtare quajini si te doni pasi jane pikerisht keta qe bejne Interpretimin e sakte te gjithe atyre c’ka jane shkruar ne rregulloret e ligjet ne fjale…sipas rasteve specifike, rethanave , kushteve etj etj.

Se fundi u pataksa nga injoranca e komentatorit shqiptar te ndeshjes Kukesi – Partizani ne mos gaboj ne emer me duket se quhej Ylli Aga teksa u ”cmend” nga gezimi teksa pa kete mrekulli te Fair Play-t te lojtareve te Partizanit qe ju lane borxhin kuksianeve duke i lejuar te shenojne ate gol vertet te cuditshem…[ ???]

Mire qe nuk dijne e mire qe nuk duam as te dijne e as te mesojne por te pakten pse nuk lexojne e pse nuk pyesin ne menyre qe mos gabojne ne menyre kaq te trashe e qesharake.

Edhe pse jo i sanksionuar me ligj e jo i shkruar si shume pika e nene te rregullores tashme prej kohesh Fair play eshte kthyer e shnderruar ne nje Kod moral e profesional sportiv e qytetar dhe detyrimisht i zbatueshem ne boten e sportit prej kujtdo.

Nje ngjarje e tille ka ndodhur shume vite me pare ne Berat po ne Kampionatin tone kombetar ku te pa kenaqur me vendimet e Arbitrit ekipi mik i hapi porten beratasve e i la te shenonin nje gol te tille identik si ai i Kukesit kunder Partizanit, kujtoj se masat ndeshkimore per ate ekip ne ate kohe bazuar po ne rregulloren e Federates e te Aktivitetit ne fjale qene vertet te ashpra.

Me kete rast per ngjarjen ne fjale ftoj te gjithe miqte e mij arbitra e ish te tille, vezhgues, delegate , komisare ndeshjesh , futbolliste, trajnere, specialiste e gazetare apo edhe analiste e opinioniste te japin mendimin e tyre permes komenteve te tyre per kete c’ka ndodhi sot ne Elbasan Arena ne ndeshjen Kukesi – Partizani…OK

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel