Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, bilbili qe prej 40 vitesh sundon skenen e kenges

ShkodraWeb 4 September, 2017
bujarqamilifoto
Nga Ramazan Ceka
Kengetari i mirenjohur Bujar Qamili, ka filluar jetën artistike në vitin 1975-1976 me Klubin e Rinisë Shkodër. Në vitin 1979 merr pjesë në evenimentin më të rëndësishëm artistik të vitit në Festivalin e 19-të të këngës në RTSH. Në vitin 1980 aktivizohet në radhët e Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës ku merr pjesë si një këngëtar kryesor nga viti 1980 deri në vitin 1992. Nga viti 1980 deri në vitin 1990 merr pjesë në tre Festivale të Këngës Popullore Qytetare Shkodrane dhe është vlerësuar me çmimin e parë, të dytë dhe të tretë. Në vitin 1984 vlerësohet si interpretuesi më i mirë i Këngës Popullore, koncerti i organizuar nga RTSH. Bujar Qamili ka dhënë gjashtë Koncerte Recitale: tre Koncerte Recitale në Shkodër në vitin 1984, 1986, 1988; një Koncert Recital me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore; Dy Koncerte Recitale në Pallatin e Kongreseve; Një Koncert Recital 2001 “Bujar Qamili Show” si dhe një Koncert Recital 2005 “Njëri qan, tjetri gëzohet”.

Në vitin 1987 në koncertin “Mbrëmje e Muzikës Popullore” organizuar nga RTSH është vlerësuar me çmimin e Dytë. Në vitin 1996 është vlerësuar me çmimin e Parë në Festivalin mbarë Kombëtar të Këngës Popullore organizuar në Elbasan. Në vitin 1997-1998 në Spektaklin Televiziv “12 në Holliwood” ka marrë Çmimin e Tretë. Në vitin 1998 është fitues i Diskut të Artë organizuar nga Agjensitë e Spektakleve Televizive. Në vitin 2001 është fitues i Çmimit të Parë në Koncertin e Madh në MARATONA E KËNGËS POPULLORE SHQIPTARE. Kengetari Bujar Qamili merr pjesë në tre spektakle që organizon RTSH: Shtatë million për Pesë Shtete, Evropa 91-92, 12 Vallëzime pa një të shtunë. Bujari ka qene i pranishem me turnete e tij ne te gjitha vendet ku ka shqiptare si Siri, Turqi, Norvegji, Danimarkë, Suedi, Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Austri, Angli, Zvicër, Slloveni, Kroaci, Belgjikë, New York, New Jersey, Filadelfia, Boston, Chicago, Ohajo, Detroit, Las Vegas, Brizban, Adelajde, Melburn, Sidney si dhe në të gjtha qytetet shqiptare, në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Kosovë. Në vitin 2004 shpallet nga FOLK UNIVERS më i votuari duke fituar ÇMIMIN E PUBLIKUT. Në vitin 2005 UNIONI ARTISTIK I KOMBIT SHQIPTAR i jep titullin “NDERI I UNIONIT”. Në vitin 2005 shpallet si “Dhjetë këngëtarët më të mirë të vitit”. Në vitin 2001 Presidenti i Republikësa i akordon Urdhërin e Lartë “NAIM FRASHËRI I ARTË”. Në vitin 2007 vlerësohet si këngëtari më i mirë i Festivalit Folklorik-Tipologjik Kombëtar. Në vitin 2010 Presidenti i Republikës i akordon Titullin e Lartë “MJESHTËR I MADH”. Në vitin 2011 e shohim si përfaqësues i Këngës Popullore Qytetare Shkodrane tek “100 këngët e Shekullit”. Në vitin 2012 Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës i jep titullin e Lartë “MIRËNJOHJE E QYTETIT”. Në vitin 2013 në Prishtinë, në Festivalin “Zhurma Show” merr Çmimin e Parë. Në vitin 2013 Koncert Recital në Pallatin e Kongreseve “AROMË SHKODRE”, me pjesëmarrjen e 2500 spektatorëve. Në vitin 2013 në Prishtinë, në Festivalin “Zhurma Show” merr Çmimin e Parë. Në vitin 2015 Koncert Bamirësie në Lecco të Italisë, për një fëmijë të sëmurë 6-vjeçarë, ku gjitha të ardhurat i kaluan familjes së fëmijës. Në vitin 2016 Koncert Recital Bamirësie në Teatrin “Migjeni” ku të ardhurat e këtij koncerti kaluan të gjitha për Shtëpinë e Fëmijës “Persa Grabova” Shkodër.

Kjo është jeta artistike e Bujar Qamilit prej 40 vitesh në skenë dhe ekran, ku me zërin e tij ka mundur të çoje tek artëdashësit këngën popullore shqiptare e në veçanti atë shkodrane, ku vazhdon të ketë një aktivitet shumë intensiv në vazhdimësi.

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Panucci: Ndeshja me Maqedonine, nuk firmos per barazim sepse dua fitore
Artikull pasardhës: FOTO/ Nis viti shkollor bashke me “qyfyret” e teksteve, deputetja socialiste kap nje

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.