Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

PROFIL/ Historia e njeriut qe donte te vriste Enver Hoxhen dhe e kapi Sigurimi

ShkodraWeb 7 September, 2017
IMG_3497
Dashamir Hysen Kovaçi rikthehet në Shqipëri pas 27 vitesh. Pas më pak se tre dekadash takohemi sërish. Takimi ynë i parë ishte pak ditë pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1991. Isha 9 vjeçe. Ai hyri në familjen tonë, i buzëqeshur, i pashëm, me plot mall e krenari. Dashi, në saj të afërsisë së gjakut me nënën time, gjeti ngrohtësinë e munguar të njerëzve me të cilët u rrit e thuri ëndrra, por që regjimi komunist ua shoi si dritën e diellit pas eklipsit, me persekutimin, burgosjen dhe varfërinë.
Dashamiri është djali i poetit Bajram Hysen Kovaçit, antikomunist nga Dibra i dënuar nga regjimi me 25 vjet heqje lirie, për agjitacion e propagandë. Djali i Ifete Kovaçit dhe vëlla i Teuta dhe Arben Kovaçit të cilët u internuan në fshatin e thellë dhe të izoluar të Tiranës, Vrap.
Një familje e shkatërruar psikologjikisht, fizikisht dhe moralisht për shkak të bindjeve kundër regjimit. Dashi ishte talent në pikturë, ëndërr e cila nuk u realizuar kurrë. Talent i shkëlyqer në pikturë, më i miri, por që sot për të mbetet vetëm kujtim i një të shkuare të trishtë.
Plani për vrasjen e Enver Hoxhës
Dashi, siç e quajmë ne në familje, vuajti 16 vite në burgun e Spaçit, i dënuar pak vite më vonë, pas arrestimit dhe burgosjes së të atit Bajram Kovaçi, poet dhe personalitet i respektuar.
Dashi, djali i madh i familjes Kovaçi, kuptoi në vegjëlinë e tij se sistemi komunist po vriste me vetëdije familjen, ekonominë dhe të ardhmen e tij.
Ndaj më rrëfen sot pas 27 vitesh, arsyen e arrestimit.
Planifikoi të vriste Enver Hoxhën, në 29 Nëntor të vitit 1973. U përgatit fizikisht, ka ushtruar për rreth tre vjet rresht duke menduar gjithçka, me të vetmin synim, eleminimin e diktatorit. Planin nuk e ndau me askënd, pasi si një familje e persekutuar me babanë të dënuar nga regjimi, ishte i rrethuar nga informatorë të regjimit.
Do të vendoste dinamit në blloqet e betonit ku do të qëndronte dikatori gjatë paradave. Madje edhe një plan B. Do të tentonte të vetëvritej bashkë me diktatorin. Por fatkeqësisht plani i tij dështoi në çastet e fundit nga agjentët e sigurimit.
Në 22 Shkurt të vitit 1974, Dashi u arrestua me akuzën e tentimit të vrasjes së Enver Hoxhës.
Vuajti 16 vite me rradhë, dhunën fizike, rrahjet, tërturat në ngrica e temperatura të larta, tentim-vrasjet në galeritë e minierave, kurthet e “miqve” spiunë brenda burgut, mohimin me detyrim të familjes, arsimimit dhe përbuzjes së rrethit të njerëzve.
Torturat
“Një prej torturave ishte prehja e një shkopi të cilën na e vendosnin në fyt”-tregon Dashi, “e prehnin aq fort sa me të mund të vdisje në vend. E vendosnin në kraharor dhe e lidhnin shtrënguar me majën drejtuar drejt fytit, sa nuk kishe mundësi të ulje kokën, pasi vdekjen e kishe të sigurt.
Na drejtonin kokën nga dielli përvëlues i verës. Shumë tortura. Një tjetër rast, më kërkonin që të arratisesha. Shoku im i burgut e kërkonte me ngulm. Unë i thoja, nuk arratisem, sepse kam nënën, motrën, vëllain në internim. Çfarë do të ndodhë me ta?? Nuk mund të largohesha.
Më pas nuk e di si më bindi, dhe përballë meje kisha një kodrinë. Mendova se zona ishte e pastër. Nuk shihja njeri. Pasi eca pak drejt kodrinës, pash një shkëlqim helmete dhe aty kuptova se ishte kurth për të më vrarë. Shkëlqimi i diellit mbi helmetë më shpëtoi jetën për të disatën herë brenda burgut”, më rrëfen me qetësi.
“Kam vizituar Shtëpinë e Gjetheve, më thotë. Kam parë emrin tim dhe të babait tim në shumë emra të përnjekurve politikë. Kam vënë re edhe një Piramidë e cila ilustronte qeverinë e asaj kohe. Vura re se piramida në majë të saj kishte Enver Hoxhën, si drejtues i shtetit në atë kohë. Enver Hoxha nuk duhej të ilustrohet edhe sot në majë të asaj piramide, atje në Shtëpinë e Gjetheve, Piramida e tij duhet të jetë e përmbysur”, rrëfen i indinjuar.
Kujtimet në vegjëli me Dashin
Mbaj mend takimin tonë të parë. Isha 9 vjeç dhe ende nuk kisha kuptuar se ç’po ndodhte me sistemin komunist. Në familjen tonë nuk u mbajt kurrë busti i bardhë prej gëlqere e diktatorit, asnjë foto e tij, asnjë libër me kopertinë të kuqe, asnjë shenjë që identifikonte politikën e kohës, përveç orendive shtëpiake të cilat ngjasonin në çdo familje, me kurime modeste nga duart e arta të babait tim.
Kjo derë ishte e hapur për njeriun i cili simbolizoi në sytë e mi, si fëmi, sakrificën, durimin, vuajtjen, dhe mënçurinë.
Dashi doli nga ajo derë e burgut që i mori jetën, rininë, familjen dhe të ardhmen, me njohuri të shkëlyqera në 9 gjuhë të huaja.
U rikthye i buzëqeshur, madje edhe sot buzëqeshja e tij nuk ka humbur.
E habitshme, por e vërteta është kjo. Sot Dashi është rikthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të gjatë mbi dy dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me dëshirën për të jetuar dhe kontribuuar në atdhe më rrefeu një tjetër pasion të fshehur të tij, natyrën. Dhe mbi këtë rrëfim unë e përlotur pata kënaqësi të bisedonim gjatë…

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Patozi provokon ish- te persekutuarit: Me mire Gramoz Ruci apo Jozefina Topalli…
Artikull pas: Rama replikon per mbulimin e Skenderbeut…

TË FUNDIT

shkodra vjeter me ngjyra 2025
  • Dossier

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025
marie tuci
  • Kryesore

VIDEO – E lumja Marie Tuci përkujtohet në 75- vjetorin e vdekjes nga torturat e Sigurimit të Shtetit…

ShkodraWeb 25 October, 2025
pacolli aeroporti vlore 2025
  • Aktualitet

“Nuk e kemi njohur e as takuar kurrë”, sulmet mediatike lidhur me aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza noteres

ShkodraWeb 23 October, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.