Dëshmia e Nikol Hubës është bërë publike për mediat. ‘Ora News’ ka publikuar me zë dhe figurë dëshminë e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës si dhe përfaqësues i Partisë Socialiste i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur të shtunën e 4 shtatorit.
Teksa ndodhet i shtrirë në krevatin e spitalin, Huba tregon se teksa u takua me një shok për të marrë një porosi, ndodhi atentati. Huba thotë se në momentin që hapi bagazhin për të futur diçka e qëlluan dy persona të cilët ishin me skafandër dhe me maska. Ai tha se mori dy plumba të cilat ishin me silenciator.
“Po pija kafe me dy shokë në një klub aty afër. Jam takuar me një shok timin kam marrë një porosi të vogël. Sa kam hapur bagazhin më qëlluan. Autorët kanë qenë me skafandër me maska. Tre metra larg meje. Më kanë qëlluar 2 plumba kanë qenë me silenciator. Nuk kam asnjë konflikt. Jam marrë me punët e mia. Jetoj prej 150 vitesh në fshatin Naraq. Kërkoj policisë të zbardhet çështja’ është shprehur ai.
Plagosja me dy plumba në këmbë e 54-vjeçari Hubaj ndodhi tre ditë më parë në Shkodër, pikërisht në momentin kur shënjestra po i afrohej mjetit të tij. Dyshohet se shkak është bërë informacioni që ai i ka dhënë Policisë për kanabisin e mbjellë në zonë, por ai vetë ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë.