Shuhet ikona e kinematografisë franceze Jean-Paul Belmondo, “Zhos Profesionisti” largohet nga kjo jetë..

Ka ndërruar jetë aktori i famshëm francez Jean-Paul Belmondo. Aktori i njohur gjerësisht për shqiptarët në rolin ‘Zhos Profesionisti’ ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

Ai kishte lindur në Neuilly-sur-Seine, në Francë në vitin 1933. Lajmin e ndarjes nga jeta e dha avokati i tij.