Policia vijon hetimet për të zbardhur autorët dhe motivin e atentatit ndaj ish kreut të PS-së në Vau i Dejës, njëkohësisht anëtarit të këshillit bashkiak në Vau i Dejës, Nikolin Huba.
Dy persona me motor u afruan pranë 54 vjeçarit dhe qëlluan në drejtim të tij në një distancë 3 metra në momentin kur ai po linte diçka në bagazhin e makinës. Atentati ndodhi paraditen e të shtunës, 4 shtator 2021.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raporton se policia është pranë zbulimit të autorëve.
Burime nga grupi hetimor i ngjarjes në Shkodër thanë se dy personat që qëlluan me armë ndaj ish kreut të PS-së në Vaun e Dejës, dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë.
“Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëpaguar nga persona të tretë” raporton ai.