Deputeti i qarkut Shkodër Benet Beci, është tashmë ndër figurat kryesore të PS- së në këtë rajon. Sidomos me ardhjen e Elisa Spiropalit si drejtuese politike e qarkut, Benat Beci paraqitet si figurë kryesore në krah të saj.
Jo zyrtarisht, po qarkullon ideja se Beci mund të jetë kandidat i PS- së për bashkinë Shkodër me 14 maj 2023. Madje, ka informacione se daljet e fundit në zona të ndryshme të qarkut në krah të Spiropalit, janë në funksion të testimit të mbështetjes fillimist në strukturat socialiste.
Kë opinion duket se përforcohet më shumë, pas postimit të sotëm në faqen zyrtare në Facebook të Becit. Ai ka publikuar një video të shkurtër në hyrje të Shirokës, duke evidentuar konteinerët e mbetjeve urbane, mbi të cilat qendrojnë edhe dy qen endacakë.
“Shirokë e shtunë në mëngjes 🙁! Duhet më shumë vëmendje e kujdes për turizmin dhe mjedisin tonë të përbashkët.”; shkruan në pulikimin e tij deputeti Benet Beci.
Video në fakt, nuk paraqet ndonjë situatë aq alarmante. Dihet se pastrimi i konteinerëve të mbetjeve urbane, bëhet në orare të përcaktuara. Ndësa lidhur me praninë e qenve endacakë, tashmë Bashkia Shkodër është në përfundim të investimin për strezën e tyre, me një kapacitet fillestar rreth 150. Mbetet të shihet në ditët në vijim, nëse Beci do të vijojë të trajtojë problematika të ndryshme që lidhen me Bashkinë Shkodër, për të arritur në përfundimin nëse ka nisur jozyrtarisht garën për kryebashkiak. /ShkodraWeb/