Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është shoqëruar me pranga në duar nga komisariati për në Gjykatën e Lezhës, për të marrë vendimin mbi masën e sigurisë që do t’i caktohet. Frrokaj akuzohet për përfshirje në korrupsionin që është bërë me tokat të trajtuara në dosjen “Rana e hedhun”.
Me dhjetëra forca policie kanë blinduar Gjykatën e Lezhës, kjo pasi prej tre ditësh zhvillohen protesta nga qytetarët në mbrojtje të tij. Në nisje të seancës, Fran Frrokaj u filmua me pranga në duar, ndërsa dilte nga furgoni i policisë i rrethuar nga forcat speciale.
Me kërkesë të prokurorit, gjykatësi nxori jashtë sallës përfaqësuesit e mediave që deri në atë moment, transmetonin direkt zhvillimet brenda gjyqit. Kështu seanca që po zhvillohet ndaj Frrokajt dhe të arrestuarve të tjerë do të jetë me dyer të mbyllura.