Situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës vijon të përkeqësohet me shpejtësi orët e fundit. Uji tashmë ka nisur të shfaqet edhe në brendësi të qytetit, ndërsa situata është e rëndë edhe në Velipojë. Sipas raportimeve, argjinatura e Luarzit duhet edhe 80 cm që të kalohet nga uji. Ndërkohë, sipërfaqja nën ujë rritet me kalimin e orëve.
E gjithë struktura e Bashkisë së Shkodrës dhe ndërmarrjeve të varësisë janë në terren për t’ iu gjendur pranë banorëve në zonat e përmbytura.