Gjok Ndoka, kryetar i qarkut të Lezhës dhe një nga të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Lezhë, ka përfunduar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Kësisoj Gjoka nuk është paraqitur këtë të hënë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Gjoka do ta marrë masën e rivlerësimit në ambientet e spitalit, teksa në gjykatën e Lezhës në këto momente kanë hyrë tashmë të akuzuarit për tjetërsimin e pronave bregdetare në Lezhë.
Kujtojmë se Gjok Ndoka është dhe xhaxhai i ish deputetit Arben Ndoka. Kryetari i qarkut është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën.