Në plazhin e Velipojës prej 26 vitesh organizohet kampi veror i projektit Shpresa, për fëmijët me aftësi ndryshe. Nisëm që shërben jo vetëm për të kaluar pushimet e verës, por edhe për mundësi të reja socializimi dhe integrimi në shoqëri të këtyre personave.
Bashkia Shkoder është një prej institucioneve që e mbështet organizimin e këtij kampi dhe kryebashkiaku Bardh Spahia zgodhi që të kalojë disa orë në shoqërinë e këtyre personave. Fillimisht ai pa nga afër kushtet në kamp, ndryshimet që janë bërë, por edhe u njoh me nevojat që ka, me qëllimin e vetëm për të përmirësuar edhe më tej standartet në të ardhmen.
Duke vlerësuar punën e bërë, kryebashkiaku Spahia gjatë bashkëbisedimit me drejtuesin e projektit “Shpresa”, Luigj Mila theksoi se vemendja e tij personale dhe institucionit që drejton do të jetë maksimale ndaj kësaj shtrese dhe të tilla nismave, që Shkodrën e kanë bërë lider në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi ndryshe.
Edhe drejtuesi i projektit “Shpresa” Luigj Mila, duke falenderuar kryetarin e bashkisë Spahia për interesimin e treguar, shprehu besimin se në të ardhmen projekte edhe më të rëndësishme do të zbatohen për këto persona.
E veçanta e këtij kampi veror është se çdo vit bashkon vullnetar nga e gjithë bota, që vijnë të japin kontributin e tyre dhe bashkëndajnë përvoja në Shqipëri.