VIDEO – “Drejtësi për Jonadën”, nis nga Shkodra peticioni për shkarkimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos…

Peticion për shkarkimin e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Nga Shkodra ka filluar nisma e shoqërisë civile, pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën vajza në Himarë vajza 7 vjeçare pasi u përplas me skaf të drejtuar nga një komisar policie.


Peticioni pason protestat e shoqërisë civile të cilët kërkuan drejtësi për Jonada Avdian, e cila humbi jetën nga goditja me skaf në plazhin e Potamit.

Eliona Shkreli, përfaqësuese e Shoqërisë Civile shprehet se përgjegjësit kryesor duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ajo u shpreh se peticioni do vijojë disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës.