Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ Konservatori Kujtim Gjuzi i paduruar për të marrë mandatin e deputetit, sekretari i KQZ-së: Ngeli nëpër korridore çdo ditë..

ShkodraWeb 4 April, 2019
kujtim gjuzi

Kryetari i Partisë Konservatore, njëherësh kandidat në pritje për të marrë mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzi është përfshirë në një debat jo të zakontë me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Por kreu i KQZ-së ka këshilluar sekretarin e KQZ-së t’i presë të gjithë personat, por në një “shpërthim” të momentit, Ylli Merakaj ka thënë se, Kujtim Gjuzi rri çdo ditë në korridoret e KQZ-së dhe se s’mund të merret me të çdo ditë, pasi ka dhe punë të tjera.

Debati në KQZ

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Illir Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.

Unë do vijë ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve. Ju prisni që 140 deputetët që do shkojnë në Parlament, ju doni ta çoni deri në fund të vitit, por ne s’mund të presim kështu.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Deputetja Hajdari i përgjigjet ish- deputetes Ulqinaku: Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën…të kërkosh nderim zyrtar për “2 Prillin”…
Artikull pasardhës: Incidenti në stervitje me trajnerin Agim Canaj, Klubi i Futbollit Vllaznia del me një qendrim zyrtar për ngjarjen…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.