
Ditën e djeshme bënë xhiron e rrjetit pamjet skandaloze të disa studentëve të cilët goditën me gurë e shkelma derën e Fakultetit Ekonomik në Shkodër. Por sot ata kanë reflektuar dhe kanë pohuar para kamerave se do paguajnë dëmin bashkarisht.
“Përsa i përket incidentit ditën e djeshme në si Fakultet do marrim një iniciativë për t’u mbledhur të gjithë bashkë dhe për të paguar dëmin që është shkaktuar”, tha një prej studentëve. Ky gjest i tyre duhet vlerësuar pasi pavarësisht gabimit, tregon se gjithnjë ka vend për përmirësim e reflektim.