Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Asmer Bilali rikthehet sërish në Shkodër, këtë herë pë të dëshmuar për ish- trajnerin e Vllaznisë…

ShkodraWeb 4 years ago

Asmer Bilali ka mbërritur sërish në Shkodër. I shoqëruar nga forca të shumta sigurie nga policia Asmer Bilali këtë radhë erdhi për të dëshmuar në gjyqin që po zhvillohet për ngjarjen ndaj ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka i cili u godit nga një person në kohën kur drejtonte kuqeblutë, ngjarje e ndodhur në shkurt të 2018-ës.

Si për ironi të fatit një ditë më parë, u njoftua se trajnerit të Vllaznisë Agim Canaj i kanë vendosur duart në fyt për mosaktivizim të një prej lojtarëve në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër u zhvillua gjyqi i radhës ndaj shtetasit Nehat Fojleta i akuzuar për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj ish-trajnerit të Vllazisë Ernest Gjoka dhe shtetasit Sehar Xhenje i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Asmer Bilali i gjendur nën masën “arrest me burg” erdhi nga Tirana si dëshmitar i ngjarjes të një viti më parë. Duke qenë se Asmer Bilali ka vëllain e sëmurë në sallën e gjyqit dëshmoi se një mjet që ka patur në përdorim ia ka lënë shokut të tij Sehar Xhenje për t’i kryer nevojat familjare. Nga ana tjetër shtetasi Sehar Xhenje mohoi në sallën e gjyqit se ka patur dijeni për goditjen e ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka. Xhenje tha se thjeshtë ka shoqëruar shokun e tij Nehat Fojleta tek fusha sportive “Reshit Rusi” pasi ia ka kërkuar një gjë të tillë. Nehat Fojleta që akuzohet për “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë mohoi akuzat ndaj tij. Fojleta pretendon se duke dalë nga fusha sportive i është drejtuar ish-trajnerit të Vllaznisë duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë” dhe pas kësaj shprehje sipas të dyshuarit Ernest Gjoka e ka fyer dhe e ka sharë rëndë atë.

Në këtë moment Fojleta i ndjerë i fyer pranon se e ka goditur Gjokën. Prokuroria nga ana e saj pretendon se shtetasi Nehat Fojleta ka shkuar me qëllim për ta vrarë ish-trajnerin duke qenë se sipas organit të akuzës Fojleta ka nxjerrë një thikë për ta goditur. Këto pretendime i dyshuari Fojleta i ka hedhur poshtë duke thënë se ka qenë thjeshtë një konflikt i çastit pasi ish-trajneri e ka fyer atë. Edhe i dyshuari si bashkëpunëtor Sehar Xhenje shprehet se nuk ka patur asnjë dijeni se çfarë do të ndodhte. Në fund të kësaj seance dëshmitari Asmer Bilali iu drejtua gjykatës duke i thënë “a ju vjen turp që mbani këto dy djem për një shpullë”.

Pala mbrojtëse kërkoi për shtetasin Nehat Fojleta gjykim të shkurtuar si dhe të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në “goditje për shkak të detyrës”.

Nga ana e tij ish-trajneri Ernest Gjoka në seancën paraprake ka deklaruar se “i kam falur dy djemtë, dhe për mua le të dalin”. Tashmë në seancat e ardhshme pritet se çfarë dënimi do të kërkojë prokuroria dhe se çfarë vendimi do të japë gjykata e shkallës së parë. /Burimi:Panorama/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO/ Gjendet një predhë 300 kilogramëshe, dyshohet se është hedhur nga një avion italian në vitin 1939…
LAJM PAS: VIDEO/ Konservatori Kujtim Gjuzi i paduruar për të marrë mandatin e deputetit, sekretari i KQZ-së: Ngeli nëpër korridore çdo ditë..

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.