
Një predhë e L2B gjendet në Frakull të Fierit. Ajo është gjetur pranë liqenit nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar edhe Ministria e Mbrojtjes. Mendohet se predha është hedhur gjatë pushtimit të Italisë në 1939 nga aviacioni italian.
Në vendngjarje kanë shkuar ushtarakë dhe xhenierë të FA, të cilat po bëjnë ekspertizën e predhës që peshon rreth 300 kg. Ushtria ka krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banorëve apo kalimtarëve të rastësishëm. Ende nuk ka një urdhër për evakuuimin e banorëve të zonës.